Projektet

KAMARÉ

KAMARÉ përfaqëson një sipërmarrje turistike me vendodhje në Radhimë të Vlorës.

Ky projekt ambicioz përfshin zhvillimin e një hoteli me katër yje, të kompletuar edhe me ambiente SPA & Fitness, së bashku me njësitë rezidenciale për shtëpi dytësore, sikurse me dy nivele parkimi nëntokë.

Skavica Hydro Electric Powerplant

RS Construction & Engineering luajti një rol vendimtar në fazën fillestare të Projektit të Energjisë Elektrike të Skavicës, duke funksionuar si nënkontraktor i BECHTEL.

Ndër përgjegjësitë tona përfshihej projektimi i 28 km rrugë hyrëse. Duke përdorur metodat: gërmim, shpim dhe shpërthim, u përfundua në mënyrë efektive edhe ndërtimi i 17 km infrastrukturë.

Kjo fazë e parë u përfundua në gusht 2022 duke nënvizuar ekspertizën dhe kontributin e RSCE në këtë projekt të rëndësishëm, i njohur si një nga më të mëdhenjtë e kësaj industrie në Ballkan.

Spitalla, Durrës, Shqipëri: Rindërtimi i jetës

Projekti ynë në Spitallë, Durrës, i dedikohet ndërtimit të banesave të reja për të prekurit nga tërmeti i vitit 2019.

E përqendruar në mirëqenien sociale, nisma synon të sigurojë banesa cilësore për familjet e zhvendosura nga fatkeqësia. Financuar nga Fondi për Zhvillim i Abu Dhabit dhe nga Eagle Hills, ky projekt është një nga më të mëdhenjtë në qytetin e Durrësit.

Projekti i Zhvillimit Rezidencial të Spitallës përbëhet nga dhjetë ndërtesa 4-katëshe. Ku janë pesë module me dizajn të ndryshëm me tipologji të ndryshme apartamentesh.

RS Construction & Engineering është kontraktuar për të projektuar dhe ndërtuar njëzet ndërtesa 4-katëshe, me një sipërfaqe totale prej 27,600 metra katrorë për një vlerë totale prej 10 milion Euro.

Terminali

“Terminal” nga Karolina Halatek po vjen së shpejti në Shqipëri, e rikrijuar nga ne dhe e instaluar në QSUT, spitali më i madh publik në vend.

Frymëzuar nga përvojat e pas-vdekjes, skulptura e dritës së Halatek krijon një hapësirë interesante për pacientët, vizitorët dhe stafin e QSUT.

Amza Glamping Valbonë

Kompleksi Turistik 'Amza - Glamping Valbone' është i pozicionuar në mënyrë strategjike në Valbonë, Tropojë.

RS CONSTRUCTION & ENGINEERING ka hartuar planin për këtë projekt, duke përfshirë 15 kabina individuale, 5 vila luksoze, një kamping (ku përfshihen 15 tenda), së bashku me restorante, një zonë kuzhine, një pishinë dhe një fushë tenisi.

Për më tepër, planifikimi i përpiktë përfshin ndërtimin e një kulle pritjeje dhe një sistemimi për të përmirësuar ambientin e përgjithshëm rreth kësaj sipërmarrjeje.